Punonjësit e Institutit Special në Shtime (ISSH) edhe sot kanë vazhduar grevën e tyre të nisur të hënën që e lëm pas.
Sipas tyre kjo grevë po ndodhë për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre legjitime nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Këshillit Organizativ të grevës, Xhevat Krasniqi i cili për klankosova.tv tha se punonjësit presin reflektim nga Ministria e Punës dhe Mirqenies Sociale.
Ai deklaroi po ashtu se greva nuk do të ndërpritet deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Krasniqi pranoi për klankosova.tv se deri më tani askush nga ana e ministrisë nuk ka pasur ndonjë reagim në lidhje me veprimet e punonjësve të këtij institucioni në Shtime.
Organizimin e grevës, sipas kërkesës së punonjësve, e ka bërë Sindikata e Shërbyesve Civilë në Institutin Special në Shtime, të cilët kërkojnë që të trajtohen në mënyrë specifike të drejtat e tyre në punë edhe nga institucionet më të larta të vendit.
Kërkesat konkrete të punonjësve të ISSH-së janë si në vijim: