Ali Ahmeti, ish-ushtar i UÇK-së, tani udhëheqës i BDI-së në Maqedoni, është duke dhënë dëshminë e tij në Prishtinë para prokurorëve të Dhomave të Specializuara, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti është i ftuar më cilësinë e dëshmitarit në rastin e Thaçit dhe Veselit. Ai do të intervistohet edhe gjatë ditës së enjte.
Gjykata Speciale kishte bërë publike paralajmërimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, të dyshuar siç thuhet në komunikatën e Speciales për dhjetëra vrasje.
Bashkë me Thaçin e Veselin akuzohet edhe disa persona tjerë, por që emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.