Në rrugët e Prishtinës çdo herë krijohet tollovi, ku u pamundësohet kalimi as këmbësorëve e lërë më vozitësve.
Këto kolona krijohen sidomos pas orës 16:00 ku përfundon orari administrativ, që shumë qytetarë dalin nga puna e tyre.
Një lexues ka dërguar një video në redaksinë e Ekonomia Online, ku vërehet bllokadë totale në qendër të Prishtinës. Ky lexues ka thënë se iu është pamundësuar kalimi me veturë në këtë komunikacion.