Vazhdon “lufta” për përfaqësim të barabartë të sportistëve kosovarë

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Më 14 nëntor të vitit të kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) përshëndeti një vendim të Qeverisë Spanjolle, sipas të cilit delegacionet sportive kosovare që garojnë në Spanjë, do të pajisen me viza dhe do të autorizohen që të përdorin simbolet nacionale, himnin dhe flamurin.

Ky vendim erdhi pas presionit të IOC-së, që kërcënoi Spanjën se më nuk do të organizoheshin ngjarje të mëdha sportive në këtë vend për shkak se nuk ofronte trajtim të barabartë për sportistët kosovarë. Ishin regjistruar disa raste rresht kur Spanja nuk ofronte kushte të barabarta për sportistët kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Pak duket të ketë ndryshuar në praktikë nga ai vendim. Këtë fundjavë ishin hendbollistet e Istogut që qëndruan në Spanjë për të luajtur dy ndeshje të një të tetës së finales të Challenge Cup, që është niveli i tretë i garave evropiane për klube. Istogu u përball me skuadrën Rincon Fertilidad Malaga, ndërsa të dy ndeshjet u luajtën në Alhaurin de la Torre, në afërsi të Malagas.

Në sallën e vogël ku u luajtën ndeshjet u shfaqën zyrtarisht vetëm flamuri i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) dhe ai i garës Challenge Cup. Në mesin e shikuesve kishte disa flamuj të Kosovës e po ashtu flamuj kombëtarë shqiptarë, por në vendin e caktuar për flamuj, nuk kishte flamuj shtetërorë.

Të ngjashme