Vazhdon me aparaturë të frymëmarrjes”, QKUK jep detaje për 23-vjeçaren që u lëndua nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

23 vjeçarja e cila pësoi lëndime të rënda si shkak i rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës ende po vazhdon të marrë trajtim në Mjekimin Intensiv në QKUK.

Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka thënë për Gazeta10 se gjendja e pacientes është stabile, ndonëse vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore.
“Pacientja vazhdon edhe më tutje të marrë tretmanin mjekësor në mjekimin intensiv. Sa i perket parametrave vital, prezantohet të jetë stabile përkundër që lëndimet janë të rënda. Ajo vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore”, ka thënë Uka. 

Të ngjashme