Qendra e Banimit Social, një objekt kapital që pritet të zgjidhë problemin e strehimit për rreth 40 familje, është duke u ndërtuar sipas dinamikës së paraparë dhe pritet që të jetë i gatshëm brenda vitit. Punimet në këtë objekt, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punimet.
Kjo qendër e banimit social, është një objekt me rëndësi për Komunën e Malishevës, ndërsa ndërtimi i saj mundësohet falë bashkëfinancimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, që e bartë pjesën më të madhe të financimit dhe Komunës së Malishevës, dhe ka një kosto prej rreth 650 mijë euro, ndërsa ndërtim i saj ka filluar në tetor të vitit të kaluar.
Gjatë inspektimit të punimeve në këtë objekt, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, është njoftuar me ecurinë e punimeve dhe është ndarë i kënaqur me punët që janë duke u bërë në këtë objekt, i cili krahas vlerës kapitale, ka rëndësi të madhe në aspektin social, pasi pritet të futen 40 familje të cilat e kanë problem çështjen e strehimit.