Vazhdon ndërtimi i stadiumit të Gjakovës, Gjini nënshkruan kontratat

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se i ka nënshkruar dy kontrata për vazhdimin e ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Gjakovë.

“Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam dy kontrata për dy fazat në vazhdim për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit”, ka shkruar Gjini në Facebook.

“Do të ndërtohen tribuna lindje, tribuna jug dhe fusha e gjelbër”.

Ai ka njoftuar që ky investim i ka kushtuar komunës dy milionë e gjysmë euro.

“Ky investim i komunës për të dy llotet është në vlerë prej 2 milionë e 541 mijë euro”.

“Dy kompanitë fituese të kontratave PE-VLA-KU dhe Fidani-L janë kompani të cilat janë dëshmuar në projekte të mëhershme”.

Të ngjashme