Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vushtrrisë, të martën ka vazhduar me pastrimin e lumenjve në gjithë territorin e qytetit, me qëllim që të shmanget mundësia e vërshimeve.
Në funksion të kësaj, sot ka vazhduar pastrimi i lumit në lagjen e Bunjakve në fshatin Samadrexhë, që ka qenë një pikë kritike e rrezikuar nga vërshimet.