Moderatorja Luana Vjollca ka përfunduar në prokuroi për shkak të një fansi.
Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BallkanWeb se prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, i cili ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh, për moderatoren.
Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë.
Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.
Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.