Në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafa.
Dje u dëgjua dëshmitari i pestë i Mustafës, Gani Sopi, i cili ndër të tjera tha se Sali Mustafa kishte qenë i interesuar për strehimin dhe sigurimin e ndihmave të nevojshme për civilët.
Në rastin Mustafa do të dëgjohen 17 dëshmitarë mbrojtës, njofton Klankosova.tv
Sali Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.