Për herë të parë në Republikën e Kosovës, të gjithë nxënësit pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të garojnë për njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor. Këtë ua ka mundësuar atyre Gara Nacionale e Diturisë në kuadër të Programit Nacional për Rininë.
Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ka publikuar listën e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal. Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2481. Ndërsa, nga dje filloi shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Republikës së Kosovës, ku gjithsej janë 21,531.
Për komunën e Gjilanit janë 1169 fitues, Hani i Elezit 113, Istog 588, Junik 43, Kaçanik 569, dhe Kamenicë 565. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 3047.
Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.
Gjilan
Hani i Elezit
Istogu
Juniku
Kaçanik
Kamenicë