Gjykata Kushtetuese po vazhdon punën për të sjellë vendimin lidhur me dekretin për mandatarin për forminin e qeverisë.
Pra, akoma nuk ka ndonjë vendim konkret nga ky institucion.
Aty janë vërejtur disa lëvizje dhe ka pasur edhe drita të ndezura brenda, çka jep sinjal se puna ende po vazhdon në sjelljen e këtij vendimi.
Edhe patrullat e policisë po qëndrojnë që nga ora 15:00, nga kur janë vendosur aty pas paralajmërimit për fillimin e test-protestës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është mbajtur nga ora 17:00, raporton Klan Kosova.