Vazhdon rënia e rasteve me Coronavirus, 19 pacientë po marrin trajtim në QKUK dhe spitale

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

19 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar I Kosovës.

16 pacientë po trajtohen pasi e kanë kaluar Covid-19.

Me oksigjeno-terapi 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 4 pacientë.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 19 pacientë nga Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 19 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 16 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 17 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Të ngjashme