Në Itali vijon të ketë numër të ketë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me Covid-19.
Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë në Itali, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 947 raste të reja pozitiv, për një total prej 257.065 të prekurish nga Covid-19.
Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Italinë kanë humbur jetën 9 qytetarë të infektuar me Covid-19.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se pati edhe 274 pacientë të shëruar.