Vazhdon shqyrtimi gjyqësor për rastin “FAN”

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 13:28 | Nga

Ka vazhduar shqyrtimin gjyqësor në rastin e privatizimit të ndërmarrjes FAN në Podujevë.

Të mërkurën është marrë në pyetje Melita Ymeraga, e cila ka dëshmuar për ndëshkimet financiare që njësia e monitorimit kishte kërkuar për blerësin e kësaj ndërmarrje dhe për përmbushjet e zotimeve që sipas të akuzuarës nuk ishin përmbushur 100 përqind.

Në këtë seancë Ymeraga është pyetur në veçanti për takimin e saj me sindikatën e punëtorëve të ndërmarrjes “FAN” dhe ankesat që kishin atëherë. Por që Ymeraga nuk ka qenë në gjendje të specifikojë se cilët përfaqësues të sindikatës kanë qenë.

Ajo ka thënë se si pjese e monitorimit të kësaj ndërmarrje ata kishin kërkuar aplikimin e masave ndëshkimore për mospërmbushje të zotimeve por që një gjë e tillë nuk ishte aprovuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi dhe Agron Kamberi ishin përgjegjës për monitorimin e investimeve të blerësit të ndërmarrjes “FAN”, ndërsa ata ngarkohen se “nuk kanë kontrolluar dhe monitoruar investimet e raportuara nga investitori, nuk kanë verifikuar deklarimet për investime, nuk kanë bërë monitorimin fizik të investimeve kapitale, verifikimin e dokumentacionit financiar të investimeve kapitale dhe zotimeve për punësim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme