Vazhdon sot seanca për rastin “Banjska”

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca është paraparë të fillojë nga ora 09:30 në Pallatin e Drejtësisë.

Të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Të ngjashme