Takimi në mes të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës po vazhdon ende.
Ka më shumë se një orë e gjysmë që ky takim ka nisur, e ku pjesë është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Temat kryesore të takimit, siç ka paralajmëruar Gabriel Escobar janë dinari serb dhe kthimi në binarë i dialogut përmes implementimit të marrëveshjeve dhe obligimeve të marra nga palët.
Në oborrin e Qeverisë shihet numër i madh i përfaqësuesve të medieve, duke qenë se takimi Kurti-Escobar vjen në një pikë mjaftë kritike të raporteve SHBA-Kosovë.