Tradita “Java e Frankofonisë” shihet si një mundësi e mirë për të rinjtë që të njoftohen me vlerat e vendeve frankofone, raporton Ekonomia Online.
Me rastin e hapjes se Javës së Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve të Jashtme, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë prezantuar edicionin e 21-të programit me një koncert nga Prishtina Brass.
Donato Giuliani, këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në ambasadën e Francës, i cili bëri prezantimi e këtij eventi, tha se është kënaqësi që “Java e Frankofonisë” po vazhdon të mbahet në Kosovë.
Balerini Kreshnik Musolli ka folur rreth hapjes së Javës së Frankofonisë, duke shtuar se të premten do ta kenë një panel diskutimi me një balerinë koreografe franceze.
“Ne do të jemi pjesë e Javës së Frankofonisë përmes një panel diskutimi që do të mbahet të premten me një balerinë koreografe franceze së bashku të paraqitur një shfaqje e saj dhe pastaj do të kemi një linjë direkte me të që të diskutojmë rreth bashkëpunimit të mundshëm me baletin kombëtar të Kosovës. Kjo e ka rëndësinë e vet dhe çdo herë Java e Frankofonisë ka pasur një program shumë të pasur”, tha Musolli.
Në këtë event mori pjesë ambasadorja e Francës në Kosovë, Christine Butel.
“Java e Frankofonisë” do të zgjasë deri më 26 mars.
Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014.