Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë të martën është ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër Covid-19, pas arritjes së kontingjentit të parë të dozave të vaksinave, raporton Ekonomia Online.
Njëra nga punonjëset shëndetësore që është vaksinuar ka qenë edhe doktoresha Kade Bejtullahu.
Ajo pas vaksinimit për Ekonomia Online është shprehur se ndihet mirë, kurse u ka bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.
“Unë posa e mora vaksinën dhe po ndjehem shumë mirë, shpresoj që nuk kemi me pas telashe më tutje, gjithçka ka qenë në rregull dhe u rekomandoj te gjithëve me marrë vaksinën sepse është e nevojshme”, tha Bejtullahu.
Përveç personelit shëndetësor do të vaksinohet edhe personat e moshës mbi 80 vjeç. Vaksinimi në komuna do të fillojë nga dita enjte.