Vala e shkarkimeve nga detyra që ka përfshirë Drejtoreshën e Doganave në Shqipëri, Belinda Ikonomi, duket se ka prekur dhe një tjetër drejtori të rëndësishme, atë të Tatimeve.
Mësohet se është shkarkuar edhe drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero. Në vend të saj është emëruar Enton Duro, i cili ka qenë më parë drejtor në Ministrinë e Financave, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.