Është rindezur zjarri në disa zona të Malit të Zi. Lajmet e fundit nga shteti fqinjë tregojnë se erërat e vazhdueshme kanë bërë që të ndezin shkëndija zjarri në disa zona për të rikthyer situatën alarmante në vend.
Zonat pranë Tivatit janë më të rrezikuara ndërsa më i prekuri është fshati Durasevic, shkruan Indeksonline.
Më shumë se 3000 banorë janë evakuuar për shkak të rrezikut dhe erës së rëndë nga zjarri.
Mali i Zi ka kërkuar sot zyrtarisht ndihmë nga NATO për të shmangur situata me pasoja më të rënda.