Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Anësori spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe klubi nuk i ka ofruar kontratë të re.
Shumë skuadra janë vënë pas lojtarit i cili luan gjithë vijën e djathtë të fushës, duke filluar nga mbrojtja, në mesfushë e sulm.
29-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga vera e vitit 2015, derisa ka zhvilluar 231 ndeshje në total.
Reprezentuesi spanjoll edhe këtë edicion ka pasur hapësira të shumta, ku është aktivizuar në 25 ndeshje duke shënuar dy gola e duke asistuar në pesë të tjerë.
Shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e spanjollit.
Everton dhe Manchester United e duan atë në Angli, derisa Napoli e Milan në Serie A.
Vazquez mund të qëndrojë edhe në La Liga pasi pëlqehet nga dy ekipet, Sevilla e Valencia.