Vdekja e 27-vjeçarit te objekti në ndërtim, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Zubin Potok ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet B.B, në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit, Bajram Selimi, i cili më 1 shtator humbi jetën gjatë punës në një objekt në ndërtim në Zubin Potok.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit ishte paraqitur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Mitrovicë, duke bërë të ditur se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Të pandehurit B.B. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”-thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit llogaritet nga 1 shtatori 2026 dhe do të zgjasë deri më 1 tetor 2026.


29-vjeçari ishte rrëzuar nga objekti në ndërtim i stacionit policor në Zubin Potok dhe, pavarësisht se ishte dërguar në spital, nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve.

Të ngjashme