Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit nga fshati Saraishtë i Ferizajt. Fëmija u përfshi nga flakët teksa po qëndronte në një nga dhomat e shtëpisë.
Prokuroria po e trajton rastin në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Duke ju referuar kërkesës suaj për të dhëna, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e gjitha veprimeve hetimore lidhur me rastin në fjalë për shkak të dyshimit të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, kanë thënë për Gazetën Express
Shtëpi në fshatin Saraishtë të Ferizajt është përfshirë nga zjarri të shtunën që lam pas. Tragjedia e gjithë kësaj ngjarje ishte se në ato momente në një nga dhomat e shtëpisë ndodhej një fëmijë 3 vjeç. Si pasojë e flakëve të mëdha, fëmija kishte pësuar lëndime të rënda trupore duke iu djegur trupi mbi 75%.