Prokuroria është deklaruar për rastin e 34-vjeçares që u gjet e vdekur në Graçanicë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.
Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.
“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj për Express.