Vdekja e 67-vjeçares në Suharekë, shoferi që ishte me të në veturë arrestohet si i dyshuar

Prishtinë | 30 Qer 2023 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka vdekur mbrëmë në Suharekë, teksa Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje nga pakujdesia”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se dyshimet e para janë që pas një aksidenti, i dyshuari e ka shtyrë viktimën nga vetura, ku si pasojë ajo ka vdekur.

Ai tha se pas rishikimit të provave në vend të ngjarjes është vërtetuar se viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident, por dyshohet se është shtyrë nga një person.

“Është raportuar për një aksident trafiku, policia ka dalë ne vendin e ngjarjes ka qenë një viktimë femër e vitit të lindjes  1956. Pasi që është bërë rishikimi i provave është vërtetuar se viktima nuk ka vdekur nga lëndimet në aksident dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes. Por sipas hetimeve të parë është arrestuar ui dyshuari pasi dyshohet se pala e dyshimtë dyshohet se e ka shtyrë viktimën nga vetura dhe pastaj viktima ka vdekur.  Viktima ka qenë pjesëmarrëse në aksident”, ka thënë ai për Express.

Të ngjashme