Analisti Bajrush Morina, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se përgjegjësia për vdekjen e Astrit Deharit i takon Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka deklaruar se cilido shkarkim, apo cilado dorëheqje është e pamjaftueshme për ta lehtësuar dhimbjen e familjes Dehari, njofton Klan Kosova.
“Dorëheqjet nuk e ngjallin Astrit Deharin, por as nuk ia lehtësojnë dhimbjen familjes. Por për mua ka dy lloj përgjegjësish në këtë cështje. Ajo institucionale bie mbi shtetin dhe institucionet. Ndërsa përgjegjësia politike i takon Lëvizjes Vetëvendosje, për faktin se ky subjekt po mundohet që fatkeqësinë e Astritit dhe të familjes po mundohet ta kapitalizojë. Kjo është tepër e dhimbshme dhe është fatëkeqësi të lejohet të ndodhë kjo”.