Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ende nuk ka shprehur ngushëllime për rastin e vdekjes së Fazliut, babait të ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit.
Ajo nuk është parë të ketë bërë ndonjë reagim të paktën në asnjërën prej llogarive të saj zyrtare në rrjetet sociale.
Ngjashëm ka vepruar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo meqë as ai, nuk ka bërë ndonjë dedikim referuar rastit të ndarjes nga jeta të Fazliut, babait të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili gjendet në Hagë pas akuzave nga Gjykata Speciale.
Ai madje as në paraqitjen e sotme në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës nuk është deklaruar fare për këtë ngjarje.
Sikurse Osmani dhe Kurti, ngushëllime nuk ka ndarë as kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.