Vdekja e dy minatorëve në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Një person me detyrë drejtues teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të mosmarrjes së masave për sigurim teknik në galerinë minerare, si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

I arrestuari është Adriatik Rexha, 45 vjeçar, banues në Shqipëri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Lajthizë të Tropojës, ku humbën jetën dy punëtorë, A. D., 41-vjeç dhe A. Zh., 40-vjeç.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme”, raporton TCh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme