Vdekja e efektives shqiptare, Ambasada Amerikane: Nderojmë sakrificën e saj

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vdekjes së efektives shqiptare Zarife Hasanaj në misionin e saj të parë në Letoni.

Në një mesazh në Facebook, Ambasada e ShBA shpreh ngushëllimet për familjen e nëntetares Hasanaj dhe u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë të plagosur.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, shprehet ambasada e ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme