Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk është i kënaqur me vlerësimet e dhëna të Arabisë Saudite, për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Të shtunën Arabia Saudite për herë të parë pranoi se Khashoggi ishte i vdekur duke pohuar se ai ishte vrarë pas një përleshje në konsullatën e tyre në Stamboll, njofton Klan Kosova.
Por ky shpjegim është takuar me skepticizëm.
Zyrtarët turq besojnë se zoti Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u vra dhe trupi i tij u shpërbë.
“Nuk jam i kënaqur derisa të gjejmë përgjigjen,” tha Trump, duke shtuar se sanksionet ishin një mundësi, por ndalimi i një marrëveshjeje armësh do të na dëmtonte më shumë sesa do të dëmtonte ata.
Trump tha se ishte “e mundur” që princeri i fuqishëm i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman nuk dinte për vrasjen.
Deri të premten, Arabia Saudite kishte mohuar njohjen e vendndodhjes së tij dhe këmbënguli që ai kishte lënë gjallë ndërtesën e konsullatës në Stamboll, njofton Klan Kosova.