Vdekja e nipit të Grabovcit, Prokuroria: Nuk dihet ende shkaku

Prishtinë | 15 Nën 2024 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Nipi i politikanit, Adem Grabovci, Aulon Grabovci është gjetur i vdekur të enjten në Prishtinë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Në njoftimin e tyre thuhet se shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore në Prishtinë mund të konfirmoj se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, kurse deri më tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes”, kanë thënë nga zyra e informimit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Policia e Kosovës njoftoi se viktima është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 22:30.

“HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme