Vdekja e një shtetaseje amerikane në Brezovicë, policia jep detaje

Prishtinë | 14 Shk 2024 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të reja për vdekjen e shtetases së Amerikës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Sipas policisë ajo ishte gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit e vdekur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Sipas bashkëshortit të saj, atë dyshohet se e ka zënë orteku i borës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase Amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme