Një nxënës i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka treguar në detaje për vdekjen e nxënësit nga Vushtrria.
“ Vdekje dyshimtë, Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima fëmiu i moshës 12 vjeçar. Njësitë relevante policore dhe ekipa mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.
Tutje ka shtuar se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion