Vdekja e punëtorit në vendin e punës – Nikçi apelon tek kompanitë ta respektojnë Ligjin e punëtorët t’i raportojnë parregullësitë

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, ka shprehur ngushëllimet e tin për familjen e punëtorit që vdiq mbrëmë si pasoj e lëndimit në vendin e punës.

Nikçi ka apeluar tek të gjitha kompanitë, sidomos tek ato të sektorit të ndertimtarisë, që ta respektojnë Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë, teksa ka apeluar tek të gjithë punëtorët që të raportojnë në Inspektoratin Qendror të Punës parregullësitë në vendet e tyre të punës të cilat mund të qojnë në aksidentimin e tyre.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve në të gjitha kompanitë me rrezikshmëri për mirëqënien e punëtorëve. Kujtojmë se rasti i djeshëm është rasti i parë këtë vit i vdekjes së punëtorit në vendin e punës si pasoj e kushteve të punës”, ka shkruar ndër të tjerash Nikçi.

Të ngjashme