Idriz Prekazi, ka vdekur sot si pasojë e një incidenti që i ka ndodhur në vendin e tij të punës në KEDS.
Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje për Gazetën Express lidhur me rastin.
“Rreth orës 17:30 të datës 21 korrik 2021, është raportuar se në rrugën “Marie Shllaku” në Skenderaj viktima rreth 53 vjeçar, kishte pësuar lëndime nga rryma elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.