Javën e kaluar një 65 vjeçar, që punonte vozitës në kampin e ushtrisë amerikane në Kosovës, ka vdekur pas infektimit me coronavirus. Punëtorë të kontraktuar në Bondsteel thonë se janë të rrezikuar, pasi të gjithë janë bartur me autobus nga shoferi i infektuar.
KFOR, në një sqarim dhënë Gazetës Express, tregon të gjitha masat që ka marrë për punonjësit kosovarë në Bondsteel dhe për ushtarët e tyre.
Një nga tetë viktimat e virusit covid 19 në Kosovë është një 65-vjeçar nga Ferizaj, i cili punonte si shofer në kampin Bondsteel. Punonjës tjerë të këtij kampi i janë adresuar Gazetës Express, duke thënë se po e vazhdojnë punën qindra punëtorë edhe pse mund të jenë infektuar nga vozitësi i autobusit që i bartte në punë.
KFOR sqaron se në Bondsteel janë izoluar të gjithë ata që mund të kenë pasur kontakt me viktimën, që siç janë deklaruar familjarët e tij për media, ka qenë i rregullt në punë deri një javë para përkeqësimit të gjendjes.
“Në lidhje me rastin e punonjësit civil, Ushtria Amerikane ka kompletuar procesin e gjurmimit dhe kontaktimit të njerëzve me të cilët punonjësi ka mundur të ketë kontkt. Ajo ka marrë të gjitha masat e duhura për të izoluar dhe për të ndaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit”, thuhet në përgjigje.
Në kushte anonimiteti, një i punësuar në Bondsteel i ka thënë Expressit se janë rreth 600 punëtorë që po vazhdojnë punën, pa pasur mundësi as që të testohen. KFOR thotë se kanë kontroll të plotë dhe kanë ndërmarrë masa të nevojshme.
“Kampi Bondsteel kontrollon të gjithë njerëzit që hyjnë brenda. Nëse ata janë të kontraktuar lokalë të Kosovës dhe shfaqin shenja ose kanë histori se kanë qenë të ekspozuar, atëherë nuk lejohen në kamp. Të njëjtat masa janë në fuqi në të gjitha bazat e KFOR’it”.
Edhe ushtarët e KFOR’it në Kosovë janë në të njëjta masa, ndërsa thonë se ata që shfaqin simptoma fillimisht vendosen vetëm në karatinë dhe nuk u bëhen testet menjëherë, me qëllim që të mos i harxhojnë ato, pa e parë që po vazhdojnë simptomat.
“Dhe, cdo ushtar i KFOR’it që shfaq shenja se mund të jetë i infektuar nga Covid 19, ose ka pasur kontakt me dikë të infektuar, vendosohet parimisht në karantinë. Për të ruajtur testët në rajon, testimi bëhet atëherë kur simptomat vazhdojnë. Kjo aplikohet në cdo bazë të KFOR’it”
“Nëse një ushtar KFOR’it është i infektuar, ata trajtohen brenda KFOR’it dhe vendosnë në karatinë për të zvogëluar shprndarjen, më pas evakuohet”, thuhet në përgjigje.
Në KFOR thonë se janë në kontakt ditor me Instiutin Kombëtar të Shëndetësisë në Kosovë, i cili po trajton cdo rast të dyshuar apo të infektuar me virusin Covid 19.
“KFOR’i është në kontakt ditor me Institutin e Shëndetësisë së Kosovës dhe po ndan të gjitha informatat e rëndësishme me të”.
Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë dje në një konferencë se një nga rastet e regjistruara në fshatin Lladovë të Gjilanit lidhen me një rast të infektuar më herët në kampin Bondsteel, pasi të dy punojnë aty.
Në Kosovë janë regjistruar 377 raste; 63 prej tyre janë shëruar dhe tetë kanë vdekur.