Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Gjilan.
Një person i gjinisë mashkullore është sjellë pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit dhe sipas familjarëve vuante nga një sëmundje e mëhershme.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË /Gjilan 28.05.2022 – 06:40. Raportohet se në Spitalin e Gjilanit është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima vuante nga sëmundje të mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.