Vdekje e dyshimtë në Lipjan, viktima gjendet pa shenja jete në një skaj të rrugës

| 01 Maj 2020 | 09:18 | Nga

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore është hasur i shtrirë në një skaj të rrugës.

Pas lajmërimit të rastit, ekipi i urgjencës e ka dërguar atë në QKUK.

Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës trupi i të cilit me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.

Të ngjashme