Një vdekje e dyshimtë është regjistruar edhe në qytetin e Vushtrrisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 21:00 në qytetin e Vushtrrisë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.
Sipas njoftimit, kanë qenë familjaret ato të cilat kanë raportuar në stacionin policor se në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur një person, por që Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera shtesë.
Viktima është dërguar në emergjence ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.