Numri i njerëzve që vdesin nga kanceri në Evropë këtë vit pritet të jetë pesë për qind më i lartë se në vitin 2014.
Ekspertët parashikojnë se 1.4 milion njerëz do të vdesin nga kjo sëmundje në 2019’ën, krahasuar me 1.35 milion para pesë vjetësh.
Kjo është përkundër përmirësimit të niveleve të mbijetesës lidhur me moshën. Popullata më të mëdha dhe më të vjetra do të thotë se, edhe pse më shumë njerëz do të mbijetojnë sëmundjen, do të ketë edhe më shumë njerëz që vdesin.
Mbijetesa është përmirësuar aq shumë sa që përqindja e pacientëve të kancerit të gjirit që pritet të vdesin këtë vit në BE besohet të jetë pothuajse nëntë për qind më e ulët se në vitin 2014.
Ilaçet më të mira, përhapja e skanimeve dhe diagnoza e hershme kanë shtyrë uljen e numrit të fataliteteve nga ky lloj i kancerit.