“Babai më i vjetër në botë”, me prejardhje nga India, që mori epitetin prind në të nëntëdhjetat e tij, ka vdekur në moshën 104-vjeçe pasi shtrati i tij mori flakë ndërsa po pinte duhan.
Ramjeet Ragav bëri bujë në të gjithë botën në vitin 2010 kur i lindi djali i tij i parë. I njëjti theu rekordin e tij dy vjet më vonë, duke u bërë sërish prind në moshën 96 vjeçe, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Por ish-mundësi vdiq në spital pasi pësoi djegie të rënda gjatë së martës javën e kaluar në shtëpinë e tij në Kharkhoda, afër Nju Delhit, kryeqytetit të Indisë.
Një fqinj tha që vrapoi për t’iu dalë në ndihmë pasi dëgjoi thirrjet e familjarëve të të ndjerit.
“Pashë tym që dilte nga shtëpia e tij dhe më pas dëgjova zëra që kërkonin ndihmë. Shkova me vrap dhe pashë atë të shtrirë në dysheme, të mbuluar nga zjarri”, iu tha ai medieve lokale.
Ani pse ishte dërguar në spital për tretman mjekësor, Ragav kishte vdekur ditën e nesërme.