Vdes 16-vjeçari, katër ditë pas aksidentit tragjik në Durrës

Prishtinë | 23 Gus 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Klevis Dervishi, 16 vjeçari i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal në Manzë me 19 gusht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22. Sipas Policisë shqiptare, shtetasi Kleo Vrion 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe makina është përplasur me një bordurë betoni, shkruan Euronewsal.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, si dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Të ngjashme