Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë, ku si pasojë, një 20 vjeçar me inicialet A.G ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, pasi që me veturë kanë rënë nga ura në lumin Erenik
Lajmin për Express e ka konfirmuar Komandanti i Policisë ëpr Rajonin e Gjakovës, Kristë Gjoka.
“Aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vetura ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën “Ymer Pula” në drejtim të fshatit Shkugës dhe pasi humb kontrollin godet mbrojtëset e urës mbi lumin Erenik dhe bie në lumë, ndërsa pasagjeri J.T., kishte dalë nga vetura dhe i njëjti është duke marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjakovës dhe është jashtë rrezikut per jetë”, ka thënë Gjoka.
Policia ka treguar se vozitësi A.G., është nxjerrë nga vetura pa shenja jete me ndihmën e zjarrfikësve dhe ambulancës dhe në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante.