Vdes 20 vjeçarja që u aksidentua para tetë ditësh në Krushë të Madhe

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur një 20 vjeçare e cila ishte aksidentuar para tetë ditësh në Krushë të Madhe.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

E reja nga Krusha ishte aksidentuar më 17 maj derisa ishte duke e kaluar rrugën.

“Deri te aksidentit kishte ardhur kur i dyshuarin kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij te llojit VW Golf, në aksin rrugor Prizren- Gjakovë, dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e godet viktimën/këmbësoren e cila ne momentin kishte qenë duke kaluar rrugën. E lënduar pas aksidentit dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal ne Prizren dhe pastaj për shkak te lëndimeve të rënda trupore dërgohet në QKUK”, thuhej në njoftimin e Policisë

Të ngjashme