Vdes 24 vjeçarja shqiptare në një aksident në Itali

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Një 24 vjeçare shqiptare ka vdekur në Itali si pasojë e një aksidenti.

Diana Galicaj, ishte duke udhëtuar me veturën e saj të tipit “Vokswagen Lupo” dhe u përplas me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit të cilët e kanë nxjerrë 24 vjeçaren nga makina.

Ajo vdiq në spital duke mos mundur të ju bëjë ballë plagëve të marra, raporton Abcnews.al.

Shqiptarja kishte pak kohë që kishte nisur punën në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo.

Të ngjashme