Vdes 30-vjeçari i cili u rrëzua para disa ditësh nga objekti ku po punonte në Fushë Kosovë

| 11 Shk 2023 | 13:48 | Nga

Disa ditë më parë u raportua për një person të moshës 30-vjecare i cili ra nga kati i 10-të ku po punonte në Fushë Kosovë.

Pas disa ditësh trajtime në QKUK, Rifat Rrustemi nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.

Burimet e IndeksOnline mbrenda emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona.

Të ngjashme