Vdes 38 vjeçari nga Mallakastri që ra në pus

| 10 Kor 2022 | 14:18 | Nga

Bledar Bregu, 33-vjeçar dhe Besnik Veliaj 38-vjeçar kanë rënë paraditen e së dielës në një pus ndërsa po bënin punime.

Mësohet se Bregu dhe Veliaj mund të jenë asfiksuar nga gazi që lëshonte pompa me të cilën po bënin shpimin e pusit.

Për fat të keq, Besnik Veliaj ka ndërruar jetë ndërsa dërgohej në spital, kurse Bledar Bregu po merr aktualisht kujdes shëndetësor.

Nga spitali i Fierit mësohet se gjendja e 33-vjeçarit është e mirë dhe në kontroll nga mjekët.

Të ngjashme