Një vajzë katër vjeçare ka vdekur sot pas një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet i tipi golf dhe dy këmbësorë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“A. Rr (fëmijë), shtetase e Republikës së Kosovës, nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve të marra dhe e njejta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.”, tha Ahmeti.
Ngasësi i automjetit me inicialet P.A, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa e aksidentuara tjetër poashtu femër, është dërguar për trajtim mjekësor.