Michael Massee, aktori që aksidentalisht kishte qëlluar me armë dhe kishte vrarë aktorin Brandon Lee, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.
Massee, i cili raportohet se asnjëherë nuk e ka shikuar filmin “The Crow” pas vrasjes aksidentale të Leet, pushoi nga aktrimi.
Aktori vdiq në moshën 61 vjeçare, në rrethana ende të paqarta. Lajmi ishte bërë publik prej mikut të tij Anthony Delon.
Brandon Lee, djali i legjendës Bruce Lee, vdiq në operim me 31 mars të vitit 1993 në moshën 28-vjeçare.